RRETH NESH

Me zgjerimin e aktivitetit të saj EMSH vendos të krijojë EMSH Group. Krijimi I këtij grupi konsiston në bashkëveprimin e dy kompanive dhe një strategjie të përbashkët. Kompania është e angazhuar në mbarëvajtjen e biznesit në mënyrë etike për të ruajtur besimin e klientëve dhe palëve të tjera të interesit si dhe duke ofruar zgjidhje të përshtatshme për këdo.

EMSH është një emër që vjen si produkti Euro Metal Shkëmbi. E krijuar në 8 gusht 1991, kompania ka për qëllim prodhimin e dyerve të blinduara, multifunksionale, multiblind, dyerve kundra zjarrit, teknike, të brëndshme, grilave te blinduara, parmakeve metalik dhe strukturave të ndryshme.

Në vitin 2020 kompania EMSH vendos të zgjerojë aktivitetin e saj me një Kompani të re, “EMSH Distribution”. Kjo kompani ka për qëllim, rishitjen e llojeve të ndryshme të dyerve, brava, doreza, kasaforta, impiante dhe sisteme lyerje, prodhimin e furrave për tharjen e bimëve medicinale.

Në misionin e saj kompania ka si objektiv parashikimin e kërkesave të tregut me zgjidhje të shpejte, praktike e të qëndrueshme dhe një ekip me përvojë pune vazhdimisht për të përmbushur kërkesat e tij. Sigurojmë të gjendemi gjithmonë pranë jush në një kohë të shkurtër dhe me produkte cilësore.

Vizioni I EMSH Group konsiston në zgjerimin e tregut, përparësitë konkuruese dhe zhvillimin e produkteve të reja. Kompania është e angazhuar në mbarevajtjen e biznesit në mënyrë etike për të ruajtur besimin e klientëve dhe palëve të tjera të interesit si dhe duke ofruar zgjidhje të përshtatshme për këdo.
TË REJAT
Njihuni me të rejat më të fundit

Certifikimi I Deres
kundra zjarrit
13
Mars, 2019

Derë Multifunksionale,
Multiblind & brëndshme
07
Janar, 2020
